Data e themelimit: 06.03.2015
Më 6 Mars 2015 lindi COCOAL Organic Farm, një ëndërr e vogël që realizohet mes fushave të gjelbërta të fshatit Maminas në Durrës. Një kapanon i vetëm me kapacitet 200,000 vezë në vit, një objektiv i saktë: ofrimi i produkteve origjinale dhe me cilësi të lartë, duke respektuar kafshët dhe mjedisin. Kompania i kushtoi menjëherë vëmendje prodhimit të vezëve me rritje të lirë duke u bërë e vetmja kompani vendase që ofron një produkt të tillë.
COCOAL Organic Farm është një udhëtim i suksesshëm i lindur nga vlera të forta. Cilësia, mirëqenia e shpendëve, qëndrueshmëria dhe respektimi i ambientit i kanë lejuar kompanisë të ketë rritje të qëndrueshme. E ardhmja e COCOAL është plot mundësi: sfida të reja, qëllime të reja, duke respektuar gjithmonë filozofinë e saj dhe me synimin për të ofruar produkte origjinale dhe me cilësi të lartë për një klientelë gjithnjë e më të gjerë.
Një rrugëtim i suksesshëm dhe vlera të qëndrueshme
Në 2016-2017 me rritjen e kërkesave nga konsumatorët kompania COCOAL zgjerohet. Freskia dhe cilësia e mirë e vezëve KOKOVE fiton besimin tek konsumatorët vendas. Marka konsolidohet në treg dhe angazhimi i COCOAL për mirëqenien e kafshëve dhe praktikat e qëndrueshme bujqësore njihen nga autoritetet lokale. Kapaciteti i prodhimit është afër 1,000,000 vezë KOKOVE në vit.
Në 2018 COCOAL ndërmerr një hap të rëndësishëm, kompania prezanton në treg zogun e mishit “Pulastren”, një produkt cilësor i marrë nga zogj pule të rritur jashtë dhe të ushqyer me ushqim natyral. Rritja e pulave për mish është gjithashtu shumë e suksesshme, ku zogjte e mishit “Pulastren” pushtojnë shijet e konsumatorit.
Një kapitull i ri hapet për COCOAL: në qershor 2024 kompania lançon “Salcicet Pulastren “, një produkt inovativ që rrjedh nga mishi organik i pulave të veta. Salçiçet, të bëra me receta tradicionale dhe përbërës të cilësisë më të lartë, përfaqësojnë një hap të mëtejshëm në përpunimin e mishit “Pulastren” dhe në ofrimin e produkteve origjinale dhe të shijshme për konsumatorët si kremviçet, qoftet dhe sallamin parizier.
PN-0666-08-2015 ( Kodi III.1.C)
PN- 0854-09-2015 ( Kodi III.1.B)
Misioni
“Ferma Organike Cocoal: ku cilësia është vlerë absolute“
Vizioni
“Ferma Organike Cocoal: një e ardhme e mirësisë dhe përgjegjësisë së vërtetë”
Vezë, mish pule dhe nën-produkte mishi nga ferma organike: Shpendët rriten jashtë dhe ushqehen me ushqim natyral, pa përdorimin e antibiotikëve ose hormoneve
Rritja në natyrë dhe ushqyerja natyrale sjell produkte të freskëta dhe organike.
Ne dëgjojmë nevojat e klientëve tanë dhe zhvillojmë produkte që plotësojnë shijet dhe pritshmëritë e tyre
Ne reduktojmë ndikimin mjedisor të bujqësisë dhe blegtorisë, duke mbrojtur biodiversitetin dhe duke mbrojtur tokën për brezat e ardhshëm.
Më 6 Mars 2015 lindi COCOAL Organic Farm, një ëndërr e vogël që realizohet mes fushave të gjelbërta të fshatit Maminas në Durrës…
Më 6 Mars 2015 lindi COCOAL Organic Farm, një ëndërr e vogël që realizohet mes fushave të gjelbërta të fshatit Maminas në Durrës…