Data e themelimit: 15.02.2018
Kompania jonë filloi rrugëtimin e saj në vitin 2015 me një prodhim modest prej 80,000 zogjsh organikë në vit. Që në fillim jemi fokusuar në cilësinë dhe mirëqenien e kafshëve, duke fituar besimin e një klientele kërkuese.
Viti 2018 shënoi një vit vendimtar për kompaninë tonë. Rritja e shitjeve na beri qe te arrijmë një shtrirje konsumatorësh më të gjerë duke arritur një rritje prej 20% të prodhimit. Në vitet në vijim konsoliduam pozicionin tonë në tregun e zogjve organikë, duke shënuar një rritje mesatare vjetore prej 30%. Rritja e kompanisë sonë ka qenë e mundur falë një përkushtimi të vazhdueshëm në ndjekjen e cilësisë dhe qëndrueshmërisë.
Pulastren adopton praktika të qëndrueshme bujqësore që respektojnë mjedisin dhe minimizojnë ndikimin ekologjik.
Objektivi për zogjtë e mishit “Pulastren” është të bëhen lider në tregun e mishit organik të cilësisë më të lartë, duke u ofruar klientëve tanë një produkt të shijshëm, të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm.
Zgjedhim me kujdes furnizuesit tanë të ushqimit, drithërave dhe përbërësve të tjerë, duke u siguruar që ata t’u përmbahen standardeve më rigoroze të prodhimit organik
Ne monitorojmë me kujdes zinxhirin e prodhimit të çdo përbërësi, nga ferma në fabrikën tonë, për të garantuar gjurmueshmëri të plotë dhe siguri ushqimore
Ne garantojmë mirëqenien e kafshëve në çdo fazë të jetës së tyre. Kjo do të thotë se kafshët kanë akses në hapësirë të mjaftueshme, dritë natyrale, ushqim dhe ujë qe trajtohet me osmozën inverse me cilësi të lartë dhe rriten pa përdorimin e antibiotikëve ose hormoneve.
Ne promovojmë praktika të qëndrueshme bujqësore që respektojnë mjedisin dhe minimizojnë ndikimin ekologjik. Kjo përfshin gjithashtu edhe menaxhimin efikas të ujit
Të gjitha drithërat e përdorura në ushqimin tonë vijnë nga kultivime organike të çertifikuara, pa pesticide dhe plehra kimikë
Ne nuk përdorim përbërës që rrjedhin nga organizmat e modifikuar gjenetikisht (OMGJ) në produktet tona
Ne favorizojmë blerjen e lëndëve të para nga furnizuesit vendas, kur është e mundur, për të reduktuar ndikimin mjedisor të transportit dhe për të mbështetur komunitetet lokale.
Ne zbatojmë strategji për të reduktuar mbetjet ushqimore në të gjitha fazat e zinxhirit tonë të prodhimit.
PN-0666-08-2015 ( Kodi III.1.C)
PN- 0854-09-2015 ( Kodi III.1.B)
Misioni
Në kompaninë tonë, ne e shikojmë të ardhmen me një ambicie të qartë: një botë ku pula organike me cilësi të lartë është e aksesueshme për të gjithë
Vizioni
Njohuria është baza e zgjedhjeve të informuara të ushqimit. Për këtë arsye, ne jemi të përkushtuar për të edukuar konsumatorët mbi përfitimet e pulës organike dhe për të hedhur poshtë mitet e rreme që rrethojnë atë.
PSE PULASTREN?
Pulat tona rriten pa antibiotikë dhe hormone, për një shije të pastër dhe të vërtetë që mund të ndihet në cdo kafshim.
Ne besojmë në mirëqenien e kafshëve dhe jemi të përkushtuar të sigurojmë që zogjtë tanë të kenë një jetë të shëndetshme dhe të lumtur, pergjatë gjithë fazave të tyre.
Ne promovojmë praktika të qëndrueshme bujqësore që zvogëlojnë ndikimin mjedisor dhe mbrojnë biodiversitetin.
Duke zgjedhur zogjte tonë Pulastren organikë, ju po kontribuoni në mënyrë aktive për një të ardhme më të gjelbër dhe më të qëndrueshme për planetin.
Më 6 Mars 2015 lindi COCOAL Organic Farm, një ëndërr e vogël që realizohet mes fushave të gjelbërta të fshatit Maminas në Durrës…
Më 6 Mars 2015 lindi COCOAL Organic Farm, një ëndërr e vogël që realizohet mes fushave të gjelbërta të fshatit Maminas në Durrës…